Përfundon ‘drama’ në ‘Red Bull Arena’- Bayerni fitues i Superkupës së Gjermanisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:32

Përfundon ‘drama’ në ‘Red Bull Arena’- Bayerni fitues i Superkupës së Gjermanisë

Bayern Munich janë fitues të Superkupës së Gjemanisë.

5:3 përfundoi finalja për Superkupën e Gjermanisë në mes Bayern Munich dhe Leipzg.

Ekipi bavarez gjatë pjesë së parë zhvilloi paraqitje më të mirë.

Ishte Musiala që shënoi golin e parë në minutën e 14` të ndeshjes.

Në të 31` shënoi Mane, për rezultatin 2:0.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë rrjetën tundi edhe Pavard.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Leipzig që duket se u këndell paksa.

Në minutën e 59` shënoi Halstenberg për të ngushtur epërsinë në 3:1.

Por, vetëm pas pesë minutash Gnabry u përkujdes për të shënua golin e katërt për bavarezët.

Ndërsa golin e dytë për Leipzig e shënoi Nkunku nga pika e bardhë.

Për 3:4 shënoi Dani Olmo në minutën e 89`.

Kjo ishte e tëra që Leipzig mundi të bëjë ndaj gjigantit gjerman.

Për rezultatin final 5:3 u përkujdes Leroy Sane që shënoi pak minuta pa përfunduar ndeshja.

Me këtë fitore, Bayerni e çon në 10 numrin e trofeve të Superkupës së Gjermanisë./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:32