Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Mustafa

Desk
By Desk December 13, 2019 20:05

Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Mustafa

Ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë pas këtij takimi se janë dakorduar që t’i vazhdojnë takimet në baza ditore.

“Sot kemi pasë takim të gjatë, por besoj mjaft konstruktiv për të shkëmbyer të gjitha pozicionet tona për marrëveshjen që pritet të arrihet mes të dy subjekteve politike.Jemi dakorduar që të vazhdojmë takimet në baza ditore derisa të përmbyllim bisedimet. Kaq u dakorduam sonte”, tha Hoti.

Edhe deputeti i LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se do të vazhdojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“U pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, dhe për këtë arsye nesër sërish do të takohemi. Ka diskonim prej të dy palëve të arrihet marrëveshja.Ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e datës së konstituivit të Kuvendit sepse presidenti nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha Konjufca.

Ai u zotua se brenda këtyre dy javëve do të përfundojë marrëveshja me LDK-në

Desk
By Desk December 13, 2019 20:05