Përfundon takimi mes VV-së e LDK-së, s’ka marrëveshje

Desk
By Desk December 14, 2019 19:57

Përfundon takimi mes VV-së e LDK-së, s’ka marrëveshje

Ka përfunduar takimi që zgjati gati tri orë mes VV-së e LDK-së.

As kësaj rradhe nuk është arritur marrëveshje, teksa krejt për çka janë pajtuar dy partitë është që të vazhdojnë takimet.

Kështu ka bërë të ditur edhe Avdullah Hoti nga LDK.

“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende, ditëve të ardhshme do të takohemi prap. Nuk kemi ardhë në një konkludim”, tha Hoti.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se sot nuk ka pasur marrëveshje, dhe se kjo është krejt çka ai mund të deklarojë.

“Krejt çka mund të them është se nuk pati marrëveshje, dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai.

Desk
By Desk December 14, 2019 19:57