Përfundon takimi mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:07

Përfundon takimi mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit

Takimi mes partnerëve të koalicionit, konkretisht mes kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahemti, ka zgjatur vetëm pak minuta brenda ambienteve të Kuvendit.

Në dalje të takimit, as kryeministri Zaev e as partneri i tij i koalicionit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat. Ndërkohë që Zaevi pas takimit me Ahmetin ka biseduar edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ku ky i fundit e ka njoftuar atë për nismën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë dhe seancës që do të zhvillohet ditën e enjte. Televizioni Alsat, pas vendimit të Gjykatës Administrative, ku u vendos se komuna e Zhelinës i mbetet Lëvizjes Besa, ka kontaktuar anëtarët e kësaj partie për të parë nëse do lëvizin nga qëndrimi i tyre për lënien e mazhorancës, por nuk morëm asnjë përgjigje. Por, kjo mbetet për t’u parë deri të enjten ku do të jetë edhe seanca për rrëzimin e Qeverisë. Kujtojmë se në këtë nismë kanë nënshkruar deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Të Majtës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:07

09
Dhj
Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej...
09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...