Përgjigjet LSDM: Lajmet e rreme te VMRO-DPMNE-ja nuk ndalen as në krizën më të madhe shëndetësore

Desk
By Desk April 20, 2020 12:20

Përgjigjet LSDM: Lajmet e rreme te VMRO-DPMNE-ja nuk ndalen as në krizën më të madhe shëndetësore

Madje edhe kur shteti, si dhe mbarë bota po përballen me krizën më të madhe shëndetësore, VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga përhapja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave si mënyrë e vetme e veprimit.

Në kohën kur të gjithë sytë janë drejtuar në institucionet shëndetësore, Hristijan Mickoski guxoi të gënjejë media kombëtare se shteti ka pasur vetëm 100 teste për koronavirus. Nga kjo gënjeshtër e tij dhe madje deri më sot janë bërë pothuajse 5.000 teste për praninë e koronavirusit.

Një gënjeshtër të ngjashme plason VMRO-DPMNE-ja edhe këto ditë kur gënjen se 140.000 qytetarë në këtë periudhë kanë ngelur pa punë, numër i cili nuk ka lidhje me realitetin.

Në vend të sjelljes së përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme, opinioni me ditë shikon një sjellje joserioze dhe destruktive nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit, të cilët janë të dëshpëruar për të marrë ndonjë pikë politike mbi kurrizin e qytetarëve.

Askund në botë, asnjë opozitë nuk sillet siç sillet VMRO-DPMNE-ja, asnjë politikan që nga pavarësia e deri më sot, nuk është sjellë aq destruktiv ndaj qytetarëve të vet, siç sot sillet Mickoski.

Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së

LEXO: 

VMRO-DPMNE: Gjendja e jashtëzakonshme po keqpërdoret

Desk
By Desk April 20, 2020 12:20