Përgjimet, Jankullovska: Deri tani nuk kanë pasur rast më të vështirë të vrasjes së civilëve

Përgjimet, Jankullovska: Deri tani nuk kanë pasur rast më të vështirë të vrasjes së civilëve

Në rastin “Monstra” po dëgjohen të shumëpriturat bisedat telefonike, të cilat në numër janë 25. Në biseda kryesisht dëgjohen telefonata nga ish ministra e brendshme Gordana Jankullovska, por edhe shumë folës të tjerë. Në një bisedë të zhvilluar mes Gordana Jankullovskës dhe Mile Janakiesit, dëgjohet se si Jankullovska i thotë Janakieskit se deri tani nuk kanë pasur rast më të vështirë të vrasjes së civilëve, madje as në luftë

Në njërën prej bisedave dëgjohet ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski i cili flet me Kire Boshkov, i cili e pyet se a ka ndonjë informacion të ri lidhur me siç thotë ai “vrasjen e djemave”. Janakieski i thotë se peshkatari nga Cresheva, me siguri është vrarë sepse ka qenë dëshmitar i vrasjes së personave.

Nga bisedat e deritanishme të dëgjuara në prani të opinionit, nuk ka indikacione konkrete të rëndësishme që lidhen me mënyrën se si është kryer vrasja në rastin “Monstra”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 18, 2019 12:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA