Ditën e sotme Robert dhe Patris Berisha humbën nënën e tyre të dashur, Teutën, shkruan lajmi.net.
Lajmin e trishtë e dhanë vetë dy artistët përmes postimeve në rrjete sociale, ku shprehën dhimbjet për largimin e nënës nga jeta.
Tuna, ish-partnerja e Patrisit ishte ajo që së fundmi regaoi në lidhje me lajmin e hidhur duke publikuar një një foto të Patrisit, nënës së tij dhe djalit të saj të vogël, Tianit, duke u shprehur se do të kujdeset që t’ja mbajë Tianit sa më të freskëta kujtimet për gjyshen e tij.
“Sot ndjehem e pikëlluar… Tian humbi nënën që e deshi aq shumë… Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar Tuna.
Kujtojmë se tash e disa kohë Tuna dhe Patrisi po përfliten të jenë ndarë pasi këngëtarja morri vendimin e papritur në rrjete sociale.
E gjitha nisi pasi Tuna hoqi mbiemrin Berisha nga profili i Instagramit të djalit të saj, duke e lënë vetëm Tian Sejdi./Lajmi.net/