Përkeqësohet gjendja e aktorit pas infektimit nga virusi

Desk
By Desk April 21, 2020 22:57

Përkeqësohet gjendja e aktorit pas infektimit nga virusi

Aktori i Broadway, Nick Cordero është infektuar nga virusi dhe gjendja e tij shëndetësore është komplikuar së tepërmi, aq sa mjekëve iu është dashur të presin këmbën e djathtë.

Ylli i nominuar i Tony Award është duke luftuar me virusin për më shumë se dy javë. Bashkëshortja e tij, Amanda Kloots, i ka mbajtur fansat të informuar përmes postimeve të saj në Instagram.

Ndërsa ishte shtruar në spital, ai filloi të kishte probleme të mpiksjes në këmbën e djathtë dhe nuk mund të merrte gjak në gishtat e këmbës. Kjo gjë po ndikonte në presionin e tij të gjakut, duke shkaktuar gjakderdhje të brendshme.

Ai arriti në një pikë, ku sinqerisht ishte jeta ose këmba dhe ne duhej të zgjidhnim jetën. Unë zgjedh jetën”, shprehet Kloots.

Përmes një postimi, bashkëshortja e tij u shpreh se operacioni shkoi mirë.

Miqtë e tyre kanë filluar një fushatë në “GoFundMe”, për t’i ndihmuar që të paguajnë faturat në spital dhe për çfarëdolloj gjëje tjetër të nevojshme.

Desk
By Desk April 21, 2020 22:57