Përkeqësohet gjendja e lehonës nga Kumanova

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 19:29

Përkeqësohet gjendja e lehonës nga Kumanova

Pesë pacientë të sëmurë nga koronavirusi vdiqën, katër prej tyre në Klinikën Infektive-Shkup, një nga Kumanova, një paciente nga Labunishta, një nga Çellopeku, një paciente nga Shtipi dhe një i vdekur tjetër nga Kumanova.

Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

“Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar katër pacientë, për momentin të hospitalizuar janë gjithsej 67 pacientë prej të cilëve gjashtë janë në ventilim mekanik, 12 janë me pasqyrë më të rëndë klinike, për fat të keq ka përkeqësime të gjendjes së lehonës nga Kumanova, ajo ende është pa aparat respirator, megjithatë dukshëm më e keqe është pasqyra klinike dhe rezultatet radiografike të mushkërive , intensivisht ndiqet gjendja e saj. Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” janë hospitalizuar 19 pacientë prej të cilëve tre janë në aparat respirator, ndërsa nëntë me pasqyrë më të rëndë klinike”; informon Filipçe.

Mbrëmë, siç kumtoi ai, në klinikën e Manastirit kanë arritur të gjithë pacientët nga spitali në Ohër.

“Tani atje do të shërohen si qendër e cila është rajonale për trajtim të të gjithë pacientëve nga ky rajon duke e pasur parasysh infrastrukturën e mirë, repartin e veçantë fizik për sëmundje infektive nga ndërtesa e spitalit dhe numrin e mjaftueshëm të mjekëve infektologë dhe anesteziologë për ndihmë sa i përket aparatit të intubacionit dhe atij respirator”, potencoi Filipçe.

Shtoi se në Shtip janë hospitalizuar katër pacientë – një me pasqyrë klinike të mesme-të rëndë dhe tre me pasqyrë klinike të lehtë.

Filipçe potencoi se sot kanë realizuar vizitë në spitalin në Kumanovë me sekretarin shtetëror, përfaqësues të Institutit për shëndet publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Duke e marrë parasysh atë që te 18 të punësuar tashmë është diagnostifikuar virusi Kovid-19 është bërë riorganizimi i punës. Më së shumti është përforcuar reparti infektiv. Atë e diskutuam edhe gjatë periudhës së fundit dhe për atë ka mjekë nga Shtipi dhe Shkupi të cilët e udhëheqin punën në Repartin infektiv. Prej gjithsej 700 të punësuarve përveç këtyre njerëzve të cilët janë diagnostifikuar ka edhe 80 të cilët janë në vetizolim dhe për të cilët do të bëhet testim sipas periudhës së inkubacionit prejse të kalojë”, tha ministri.

Me 29 rastet e reja të konfirmuara sot me koronavirus, numri i tërësishëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 në vend arriti 599 persona.(koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 19:29