Përkeqësohet pandemia, LSDM dhe VMRO godasin njëra-tjetërn me deklarata

Derisa vala e tretë ka arritur kulmin e saj, si për nga numri i të infektuarëve, si për nga numri i vdekjeve dhe i personave që shtrohen në spitale, nga Covid-19, partitë më të mëdha maqedonase, merren me njëra tjetrrën me akuza të ndërsjellta.
Nga partia në pushtet LSDM-ja akuzuan opozitën maqedonase se që nga fillimi i pandemisë VRMO-DPMNE ka qëndruar mënjanë, nuk ka ndihmuar, e ka minuar luftën kundër pandemisë me çka ka punuar drejtëpërdrejtë në dëm të shëndetit të qytetarëve. Sipas tyre, nëse VMRO mendon se me qëndrimin menjëanë, me minimin e sistemit shëndetësor do të përfitoj në kurriz të qytetarëve, kjo tregon se sa morbid janë ata.
LSDM
“Ata madje thonin se panedmia nuk egziston, se ajo është alibi për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjithë kohës kanë shpërndarë të pavërteta. Hrisitjan Mickoski gënjente se nuk ka teste, se nuk ka pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësor, derisa shkelte rregullat, shetiste nëpër kafene, salla fitnesi. Velo Markovski madje thoshte se virusi nuk egziston, se maskat janë të panevojshme, se duhet të krijohet imunitet kolektiv”.
Ndërsa nga VMRO-ja thanë se edhe po të shkruajnë një million kumtesa LSDM-ja, nuk do ta mbulojnë turpin se janë fajtorë për vdekjen e rreth 4 000 qytetarëve.
VRMO-DPMNE
“Të gjithë të vdekurit, nga 1 janari deri sot shkojnë drejtëpërdrejtë në ndërgjegjen e Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes, të cilët nuk kanë blerë vaksina kur gjithë rajoni dhe bota e bënin këtë. Vendet e rajonit, por edhe bota po përballen me ulje të numrit të të infektuarëve dhe të të vdekurve dhe pandemia po zbehet, sepse numri më i madh i popullatës janë vaksinuar. Sot jemi 4 prill dhe Zaev ka fituar shumicën e vaksinave si donacion, se sa që i kanë blerë”.
Ato më tej akuzuan pushtetin se ka mungesë të kleksanit dhe invermektinit, se qytetarë kanë marrë infuzione oborreve të spitaleve, se ka mungesë të oksigjenit në spitale, se vaksinimi bëhet përmes lidhjeve partiake e një sërë akuzash të tjera. Tv Shenja