Përkrahje e padyshimtë nga Çekia për fillim të negociatave me BE-në

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 20:54

Përkrahje e padyshimtë nga Çekia për fillim të negociatave me BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Çekisë, Andrej Babish në takimin bilateral me kryeministrin Zoran Zaev në margjinat e Samitit të 8-të të shefave të qeverive nga vendet e EQL dhe RP të Kinës nga procesi i bashkëpunimit 16+1, ka shprehur përkrahje të padyshimtë për fillim të negociatave të vendit tonë me BE-në.

Lidhur me integrimnet tona euroatlantike dhe vendimit të ardhshëm të rëndësishëm për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, nga ana e kryeministrit Babish është shprehur bindje se Republika e Çekisë do t’ia ofrojë përkrahjen dhe ndihmën e nevojshme vendit tonë që të merret vendim pozitiv për fillim të negociatave, njofton pres shërbimi i Qeverisë së RMV-së.

Dy kryeministrat u pajtuan se duhet të shfrytëzohet edhe potenciali për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Qëllimi i takimit ishte të afrimohen marrëdhëniet e mira të vendosura dhe të hapen fusha të reja të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe në sferën e sigurisë dhe punëve të brendshme. Në atë kontekst, kryeministri Zaev e përmenmdi vizitën e paradokohshme zyrtare të zëvendëskryeministrit të Çekisë, Jan Hamaçek në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si nxitje të rëndësishme për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Këtë vit i bëjmë 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Republika e Çekisë paraqet mik të madh dhe vend përkrahës. Kemi potencial të madh që ta rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik. Këmbimi tregtar mes dy vendeve tona vitin e kaluar është rritur për 10 për qind. Kompanitë çeke janë të mirëseardhura dhe do të marrin përkrahje dhe trajtim nga shteti, njëjtë si dhe ato të vendit, nëse vendosen të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 20:54