Përkujtohet 2 maji – Shpallja e Likovës Zonë e Lirë

Desk
By Desk May 2, 2020 13:24

Përkujtohet 2 maji – Shpallja e Likovës Zonë e Lirë

Edhe këtë 2 maj u përkujtuan të gjithë ata që derdhën gjakun dhe dhanë jetën e tyre për idealin e tyre atdhetar në luftën e UÇK-së në vitin 2001.

Në këtë përvjetor të 19-të u bënë homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Sllupçan, ku u përkujtua rënia e bijve e bijave me emblemën e UÇK-së në altarin e lirisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik, Sadulla Duraki sot bashkë me veprimtarë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe ish-pjesëtar të UÇK-së bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin në Sllupçan.

“Sot, në 19 – të vjetorin e shpalljes së zonës së lirë, bëmë homazhe tek Kompleksi i dëshmorëve në fshatin Sllupçan.
Nder e respekt tërë jetën për sakrificën e dëshmorëve të kombit.Lavdi të përjetshme!”, ka nënvizuar Duraki. (INA)

 
Desk
By Desk May 2, 2020 13:24