Përleshje në mbledhjet e LDK-së në Prishtinë, ka edhe të arrestuar

Përleshje në mbledhjet e LDK-së në Prishtinë, ka edhe të arrestuar

Pak minuta më parë një përleshje tjetër ka ndodhur tek Zyra e LDK-së në lagjen “Kodra e Trimave”.

Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti.

Sipas raportimeve të medieve besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar.

Deri më tani procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së e kanë përcjellur incidente të shumta, sidomos në Prishtinë.

Dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” Insajderi raportoi për përleshje  deri sa po mbahej kuvendi zgjedhor.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2019 22:46
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.