Përleshjet nëpër autobusë: Kërkohen kontrolle të shtuara policore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 20:01

Përleshjet nëpër autobusë: Kërkohen kontrolle të shtuara policore

Kryetari i Gazi Babës javën që lamë pas apeloi deri te organet kompetente, NQP dhe Bashkësitë Lokale në komunë, se duhet me përpjekje të përbashkëta, me bashkëbiseda, si dhe me masa konkrete, të punohet në parandalimin e dhunës, pasi çdoherë e më shumë ka fëmijë të lënduar si pasojë e përleshjeve nëpër autobusë

Duke pasur parasysh incidentet e shpeshta, padyshim se është e nevojshme që ekipet e MPB-së të kenë kontroll më të shtuar në vendet publike, si dhe në transportin publik, thonë nga NQP Shkup, lidhur me incidentet që po ndodhin në autobusët e qytetit. Nga aty theksojnë se herë pas here edhe kompania e tyre merr kërkesa për kontrolle të shtuara policore në transportin publik.
“Në përgjithësi, në rast të incidenteve, (konfrontime verbale, kërcënime udhëtar-kontrollor, shofer-udhëtar, apo udhëtar-udhëtar), pas lajmërimit intervenon kontrolli i NQP-së, kurse në varësi të peshës së incidentit reagon MPB. Kontrollet e brendshme e NQP-së mund të thërrasin ndihmën e MPB-së, si dhe të jep urdhër për ndalimin e mjetit”, thonë nga NQP – Shkup. Sipas statistikave të tyre në raportin e punës në periudhën që nga Janari-Qershori 2022, janë regjistruar 278 incidente. 1-sulm fizik ndaj drejtuesit të mjetit, 5- përleshje fizike në automjete, 215-dëmtime të automjeteve (aksidente trafiku), 10-kërcënime dhe 47-probleme.

Kontroll i shtuar i policisë është i nevojshëm për shkak se para disa ditësh ishim dëshmitar të një rasti ku dy të mitur u lënduan në autobusët e NQP-së, i cili po voziste në drejtim të Kisella Vodës, i cili sipas deklaratave të policisë erdhi deri aty për shkak të një ulëse në autobus. Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, javën që lamë pas apeloi deri te organet kompetente, NQP dhe Bashkësitë Lokale në komunë, se duhet me përpjekje të përbashkëta, me bashkëbisedime, si dhe me masa konkrete, të punohet në parandalimin e dhunës, pasi që çdoherë e më shumë ka fëmijë të lënduar si pasojë e përleshjeve nëpër autobusë.

Stefkovski gjithashtu tha se së bashku me policinë e stacionit policor në komunën e Gazi Babës, ka udhëtuar me autobusin me numër 65 prej Autokomandë deri në Stajkovcë, relacion ky nga i cili shpesh ka marr informata se po ndodhin përleshje fizike mbi fëmijët që shkojnë ose kthehen nga shkolla.

“U takova me nxënës të shkollave të mesme, si dhe me qytetarë, prind, me të cilët folëm për ngjarjet e pakëndshme që ndodhën javën e kaluar në këta autobus, si dhe mesazhi im deri te të gjithë ishte se dhuna duhet të ndalet. Patrulla policore do të ketë në autobus deri në tejkalimin e plotë të këtyre ngjarjeve”, deklaroi Stefkovski. Ai gjatë javës së kaluar publikisht i informoi institucionet kompetente se në vazhdimësi po ndodhin incidente në autobusët e NQP-së, të cilët kalojnë nga Çento, nëpërmjet Hasanbegut deri në Stajkovcë. Ai ka dërguar një shkresë zyrtare në komisariat ku ka informuar për dhunën dhe ka kërkuar praninë e policisë nëpër autobusë. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 20:01

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...