Përlotet Kim Kardashian, mëson se ka sëmundjen e pashërueshme

Përlotet Kim Kardashian, mëson se ka sëmundjen e pashërueshme

Kim Kardashian u pa e përlotur këtë javë në emisionin e saj pasi zbuloi se vuante nga sëmundja e sistemit imunitar, lupus.

Lupus është një sëmundje që prek femrat (mbi 90% e pacientëve) dhe që e bën trupin të mos mbrohet dot nga viruse e sëmundje të ndryshme që qarkullojnë.

Skuqjet e vazhdueshme të lëkurës së fytyrës, sidomos në diell, dhe ndjesitë e vazhdueshme të plogështisë, dhimbjes së kyçeve, janë disa nga shenjat kryesore.

Për Lupus nuk është zbuluar ende ndonjë shërim, por mund të mbahet nën kontroll nëse ndiqet një regjim i kujdesshëm gjatë gjithë jetës.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 10, 2019 18:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...