Përmbarimi edhe më tej po paraqitet si problem serioz për qytetarët e vendit dhe kryeson në listën e parashtresave të dërguara në adresë të Avokati të Popullit.Vitin 2022 e karakterizojnë rreth 260 parashtresa të arritura për çështje të përmbarimit. Problem serioz paraqet kamata ndëshkuese që në këto raste ,për disa herë kalon borxhin kryesorë dhe qytetarët mbeten borxhlinj permanent.
“Problem në vete edhe më tej mbetet çështja e shumës së kamatave që u llogariten qytetarëve pas kalimit të afatit për përmbushjen e obligimit të debitorit ndaj kreditorit.Ne edhe në raportin e vitit të kaluar konstatuam se shumë qytetarë ngarkohen padrejtësisht me shuma të mëdhaja të kamatave e cila kamatë shpesh herë e kalon edhe borxhon kryesorë që ka qytetari ndaj një kreditori..Në raste të caktuara ky borxh i përllagaritur në bazë të kamatave shpesh herë di të bëhet dy fish,tre fish e më tepër dhe kjo i shëndrron qytetarët në peng të përjtshëm sepse nuk kanë kapacitet dhe mundësi finansiare që ta paguajnë gjithë kamatën”, u shpreh avokati i popullit Naser Zyberi.
Zyberi thekson se Qeveria vepron shumë ngadalë sa i përket iniciativës së Avokatit të Popullit për ndryshime ligjore me të cilat do të kufizohet rritja e kamatës ndëshkuese.Nëse pritet që këto ndryshime të bëhen deri në përfundimin e Kodit Civil,atëherë mund të kalojnë shume vite.Thekson se nevojitet veprim më i shpejtë.
“Përmbarimi paraqitet si problem kryesorë dhe edhe një herë do ti drejtohemi Qeverisë për përshpejtimin e ndryshimit të këti ligji ,sepse ne mendojmë se duhet të bëhet një propozim I veçantë për ndryshim të ligjit në nenin 268 në të cilin rregullohet çështja e kamatës ndëshkuese dhe me këtë ti vihet pikë.Po të ketë vullnet të mirë kjo punë mund të bëhet edhe me një grup deputetësh ,fare pa i kalaur procedurat qeveritare dhe në periudhë prej maksimum një muaji kjo punë mund të rregullohet”, theksoi Zyberi.
Qytetarët ankohen se përmbaruesit, edhe më tej vazhdojnë të bllokojnë llogarit bankare pa i informuar të njejtit dhe pa i kursyer edhe mjetet financiare që janë të mbrojtura me ligj, dhe të përjashtuara nga përmbarimi ,si ndihmat sociale,mjetet për kurim ,shtesat fëmijërore etj ,njoftoi Zyberi.