Përmbytje në Itali, raportohet për viktima, mbyllen shkollat

Përmbytje në Itali, raportohet për viktima, mbyllen shkollat

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në rajonin e Alessandrino. Të paktën një person raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Piemonte. Viktima është një taksist që ishte shpallur i humbur një ditë më parë. Ndërsa klienti i tij, një shtetas britanik u gjet i gjallë. Rezultojnë ende të humbur dy të moshuar në Mornese, fshat me 700 banorë në Monferrato.

Situata raportohet e rënduar për shkak fryrjes së lumenjve dhe në Lombardi dhe Liguria, për këtë arsye autoritetet kanë vendosur dhe mbylljen e shkollave.

Në Alessandria, lumi Bormida pritet të dalë nga shtrati, niveli i tij ka arritur në pikën e rrezikut dhe orët në vijim pritet të jenë vendimtare. Në Casalcermelli, lumi  Orba e ka kaluar tashmë nivelin e pikës kritike që është 4.5 metra dhe ndodhet në nivelin 5.7 metra, për këtë arsye janë evakuuar qindra banorë nga shtëpitë që ndodhen pranë tij.

Për shkak të motit të keq gjithashtu raportohet mungesë e energjisë elektrike në disa zona në rrethinat e Pavias. Në veri të Piemontes, liqeni “Maggiore” e ka rritur nivelin me 15 cm në 6 orët e fundit.

     

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 20:24

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA