Përmbytje të mëdha nga reshjet e shumta në Haiti/ Mbi 40 viktima, mijëra të evakuuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 19:14

Përmbytje të mëdha nga reshjet e shumta në Haiti/ Mbi 40 viktima, mijëra të evakuuar

Të paktën 42 persona kanë mbetur të vdekur në Haiti pash reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje gjatë fundjavës, thanë autoritetet e emergjencës të Haitit.

Njëmbëdhjetë të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur dhe mbi 13.000 janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet.

Qyteti i goditur më së rëndi është Leogane, në jug-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, ky tre lumenj kanë dalë nga shtretërit. Gjysma e zonave në vendin e varfër të Karaibeve janë prekur nga këto vërshimet.

Vendasja Phania Cange e humbi shtëpinë e saj, e cila u rrëmbye nga vërshimet. Ajo arriti ta shpëtojë njërin nga fëmijët e saj, por fëmija tjetër i saj, tre vjeç, vdiq nga përmbytjet.

“Rrezikova t’i humbisja dy fëmijët, por Zoti ma la tjetrin të varur për një pemë”, tha Cange.

Kryetari i zonës së Leogane, Ernson Henry, tha se banorët e qytetit janë “të dëshpëruar”

“Ata kanë humbur gjithçka. Ujërat ua kanë shkatërruar fushat, ua kanë shpërndarë kafshët shtëpiake”, tha ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

Kryeministri Ariel Henry tha se qeveria e tij, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, po “merr masa urgjente” për ta luftuar këtë katastrofë.

Infrastruktura e vendit është dëmtuar nga tërmetet e shumta të mëdha. Operacionet e shpëtimit vështirësohen nga problemet e vazhdueshme të Haitit me bandat kriminale, që kontrollojnë shumë zona të vendit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 19:14

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare