Përmbytjet në Greqi/ Raportohet për 14 viktima, gjenden të vdekur nënë e bir

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 16:17

Përmbytjet në Greqi/ Raportohet për 14 viktima, gjenden të vdekur nënë e bir

Ka shkuar në 14 numri i viktimave për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve në rajonin e Thesalisë. Mesditën e së dielës u bë e mundur gjetja e një gruaje 88-vjeçare dhe djalit të saj 65-vjeç, të dy të pajetë, të cilët ishin shpallur të zhdukur.

Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Autoritetet greke mendojnë se bilanci do të rritet ende, pasi rezultojnë dhe 3 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia Daniel.

Ekspertët theksojnë se ajo çfarë ndodhi këtë vit në Greqi, fillimisht me valët e të nxehtit ekstrem dhe tani me stuhitë e motit të keq me përmbytje dhe reshje të dendura shiu, janë fenomene që ndodhi vetëm njëherë në 300 vjet. Por paralajmërojnë se zhvillime të tilla mund të shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 16:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.