Përplasje mes partive për rastin “Reket”

Përplasje mes partive për rastin “Reket”

VMRO-DPMNE-ja sërish kërkon zgjerim të hetimit për rastin “Reket”. Sipas tyre, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec janë vetëm ekzekutues të urdhrave, ndërsa nga Prokuroria kërkojnë që të zbulohen porositësit e skandalit. Igor Janushev madje akuzon edhe prokuroren e lëndës Vilma Ruskoska për mosveprim, që sipas tij, i ka mundësuar Katica Janevës që të zhduk fakte dhe të ndikojë në dëshmitarët e mundshëm për rastin “Reket”.

 Ruskoska, me mosveprimin e saj, mundësoi që Janeva të zhduk fakte dhe të ndikojë në dëshmitarë. 02-12 Janeva dhe PSP janë mjeti përmes të cilit është kryer zhvatja, e cila pa mbështetjen direkte të Qeverisë nuk do të ishte bërë. 02-23 Boki 13 dhe Zoki Kiçeec janë vetëm ekzekutues të thjeshtë të urdhrave, andaj hetimi duhet zgjerohet deri tek udhëheqësit e Qeverisë- deklaroi Igor Janushev – VMRO-DPMNE.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë tryezë të përbashkët liderësh, ku do të vendosej për Ligjin për prokurorinë si dhe çështje tjera që prekin vendin. Sipas tyre, me rastin e fundit u vërtetua qëndrimi i tyre që në krye të speciales, duhet të vihet një prokurorë nga jashtë vendit.

Ne si Aleancë propozojmë që me ndërmjetësimit e ndërkombëtarëve në ndërmjetësohet tryeza e liderëve relevant politik të pozitës dhe opozitës në formatin e Përzhinos dhe në të të diskutohet çështjet kryesore politike. 06-03 Me rastin e fundit u dëshmua fatkeqësisht se institucionet e drejtësisë në RMV nuk kanë kapacitet e as gatishmëri as vullnet e as dëshirë që të trajtojnë në mënyrë profesionale dhe të pavarur rastet e krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta- tha Elmi Aziri – Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski premton hetim të shpejt të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë jo vetëm në këtë rast por edhe në veprime tjera penale.

 Absolutisht e kemi të patjetërsueshme të kemi hetim të shpejt dhe efikas dhe nxjerrjen e personave të përfshirë para drejtësisë, edhe atë jo vetëm tek ky rast por tek të gjithë rastet tjera që me siguri ka edhe raste të tjera. Është fakt që duhet të bëjmë luftë të shpejtë edhe energjike kundër secilido rast të tillë, me qëllim që krimi dhe korrupsioni përfundimisht ta merr goditjen që i nevojitet, e në këtë mënyrë ta rikthejmë shpresën edhe tek qytetarët por edhe tek institucionet- pohoi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Edhe zv. kryeministri Bujar Osmani dje tha se sa më shpejt të zbardhet rastit “Reket”, aq më mirë do të ishte për kredibilitetin e Qeverisë. Sipas tij, hetimi i duhur dhe i shpejtë do të shpëtonte imazhin e Maqedonisë së Veriut edhe para faktorit ndërkombëtar. Zbardhja e rastit “Reket” është kërkuar tashmë edhe nga faktori ndërkombëtar. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Kejt Bërns në profilin e saj në Twitter ka shkruar  tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut tregojë përkushtim në sundimin e sundimit i ligjit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Gusht, 2019 20:25

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.