Përplasje VMRO-LSDM, do të ketë apo jo datë për fillimin e bisedimeve?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 18, 2019 19:13

Përplasje VMRO-LSDM, do të ketë apo jo datë për fillimin e bisedimeve?

Për VMRO-DPMNE-së opozitare është e pritshme që në qershor vendi të mos e merr datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Kjo sipas partisë opozitare maqedonase për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme dhe kriminalitetit.

“Borxhi rritet, qytetarët edhe më shumë varfërohen, përgjegjësi nuk ka nga Ministria e Financave. Maqedonia po fundoset në listën e korrupsionit, ndërsa Zaev dhe Angjushev ndajnë tenderë dhe normalisht, nuk ka përgjegjësi. Gjithë këtë qeverisje të papërgjegjshme dhe me kriminalitet e sheh bashkësia ndërkombëtare dhe krejtësisht e pritshme, siç nuk ka përgjegjësi nuk do ketë as datë për bisedime në qershor”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Por nga LSDM kundërpërgjigjen se VMRO-DPMNE dëshiron të mos ketë datë për bisedime me BE-në dhe vendi të kthehet në izolim.

“Mbështetja për integrimin e vendit në Aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian vjen nga të gjitha anët. Tashmë 13 shtete kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Vetëm VMRO-DPMNE-ja mbetet e vetme të bëjë tifo për mos marrjen e datës për fillim të negociatave, të bërtasë kundër përparimit të vendit. Në vend që të flasë me hipokrizi për drejtësinë, VMRO- DPMNE duhet të mbështesë vazhdimin e punës së PSP-së, dhe të kërkojë pastrimin me krimin e regjimit të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, të cilin ende e mbron”, – thonë nga LSDM.

Megjithate gjithçka do të jetë më e qartë pas zgjedhjeve për Parlamentin evropjan që do të mbahen prej 23 deri më 26 maj, kur do të dihet se cila do të jetë fuqia politike e euroskeptikëve.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 18, 2019 19:13