Përplasjet VMRO-Arsovska, 100 personave nuk u vazhdohen kontratat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:59

Përplasjet VMRO-Arsovska, 100 personave nuk u vazhdohen kontratat

Mbi 100 të punësuarë në ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” nuk iu vazhdua kontrata e punës. Të punësuarit e larguar në këtë mënyrë, pyesin kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska se cila është arsyja e vërtetë për largimin e tyre. Konfederata e Organizatave Sindikaliste thotë se puntorët e larguar janë dëmë kolateral të përplasjeve dhe zënkave ndërpartiake mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së. Ata kërkojnë takim urgjent me Arsovskën, përndryshe paralajmërojnë se do të bllokojnë Shkupin.

“Këtu ka njerëz të cilët punojnë me kanalizime fekale, përveç danë dhe lopat këta njerëz nuk kanë kapur gjë tjetër në këtë ndërmarrje. Nëse dikush është i nervozuar për x arsye tani nuk do të thotë që i njëjti të shprndaj mllef ndaj puntorëve. Publikisht porositi se këtë gjë nuk do ta lejojmë. Deri në fund do ti mbrojmë të drejtat e këtyre puntorëve”, u shpreh kryetari i konfederatës së organizatave sindikaliste Marjan.

Të mënjhërshme ishin reagimet e partive politike. VMRO-DPMNE vlerson se si largimet e punëtorëve nga ujsjellësi si dhe dorëheqjet e deponuara të kuadrove të tyre nga postet udhëheqëse të ndërmarve, janë me fajin e Arsovskës. Kërkojnë nga Arsovska urgjentisht ti kthej të punsuarit në punë.

“Edhe përkundër sukeshëmërinë e projekteve të realizuara, ndryshimeve dhe vlerësimeve pozitive nga kreditorët të huaj, Arsovska vendosi të shkarkoi Pirinski. Tani të njëjtën gjë e bën edhe me largimin e punonjësve të pafajshëm të cilët me ndershmëri po e fitojnë bukën e gojës. Largohen të punësuar të angazhuar me nga disa muaj dhe vite, dhe në vend ata të kenë të siguruar stabilitetin e vendeve të tyre të punës ata tani po largohen nga puna”, theksoi Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

Të gjitha këto për LSDM-n, janë indekacione të mjaftueshme se paratë dhe tenderët milonshe janë shkak i zënkës mes Arsovskës dhe kuadrove të VMRO- së. Kërkojnë institucionet ndëshkuese ti hetojnë dhe ti zbardhin dyshime për krim mes tyre dhe Arsovska ti kthejë puntorët në punë.

“Pas një viti nga zgjedhjet lokale, fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është shfaqur edhe në Shkup, por edhe në komunat e kryeqytetit. Në vend që të punojnë për qytetarët, për shkupjanët, për zhvillimin e qytetit, ata u grindën për tenderë dhe komisione. Mickovski duhet ti tregoi opinionit se cili ësht roli I tij në tenderit 136 milon eurosh”, u shpreh Goran Shutarov nga LSDM.

Por këtu nuk daluan zhvillimet në Qytetin e Shkupit. Mëngjesin e së premtës, Arsovska u zgjua me dorëheqjet e deponuara të tre kuadrove të VMRO-DPMNE-së. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të NP “Rrugë dhe Rugica” Boris Nastov, i NP për Transport Publik Filip Vasilevski si dhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarjes për mirëqenien e qendëve endacakë Lajka Voislov Dimitrovski i thanë “lamtumirë” Arsovskës me arsyetimin se nuk dëshirojnë të punojnë më me të, pasi që ajo refuzon të bashkëpunojë për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Ndërsa Arsovska ka informuar se në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” po kryehen inspektime nga Drejtoria e Policisë Finansiare dhe Prokuroria për Krim të Organizur dhe Korrupsion.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:59