Përsëritet historia në “Etihad”, VAR-i i mohon fitoren Cityt ndaj Tottenham
Në “Etihad” tmerrohen nga VAR-i. Vetëm pak muaj pas asaj gjysmëfinaleje dramatike të Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Tottenham, kur sistemi anuloi golin e kualifikimit në finale për “citizens”, një situatë e ngjashme ndodhi sërish.
Kësaj radhe në kampionatin anglez dhe sërish me një fund dramatik. Rezultati ishte 2-2 kur Jesus shënoi në minutën e 92 golin e tretë dhe me shumë mundësi të fitores, por VAR e anuloi pasi Laporte me parë e kishte prekur topin me dorë.
Kështu, kryendeshja e kësaj jave ne Premier Ligë mbyllet në barazim dhe Guardiola e Pochetino duhet të kënaqen me nga një pikë.
City e nisi mjaft mirë ndeshjen me Sterling që shënon me kokë në minutën e 20 për 1-0, mirëpo Lamela barazoi vetëm 3 minuta më pas me një goditje nga jashtë zone.
Gjithsesi, ekip i Guardiolës do ta mbyllte pjesën e parë në avantazh pasi Aguero shënon në minutën e 35 pas një pasimi nga De Bruyne.