Personat me aftësi të kufizuara,Trençevska: 183 asistentë personalë për momentin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:43

Personat me aftësi të kufizuara,Trençevska: 183 asistentë personalë për momentin

Pritet që Kuvendi të miratojë ndryshimet në ligjin për mbrojtje sociale ku do të zgjerohet përfshirja e personave që do të marrin shërbime.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trencevska, në TVM 1 tha se 183 asistentë personalë për momentin ofrojnë asistencë personave me aftësi të kufizuara nga mosha 6 deri 65 vjeçare .

“Në vend për momentin ka 183 asistentë personal që ofrojnë këtë shërbim ku nëpërmjet mjekut amë pacentët marrin vërtetim se personi ka nevojë për ndihmë dhe kujdes në shtëpi dhe nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale ai merr vendim me të cilën e realizon të drejtën e shfrytëzimit të këtij shërbimi” – tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trencevska.

Aktive thirrja e dytë publike, inkurajohen komunat të paraqesin projekte

Trençevska theksoi se rëndësi të veçantë në këtë pjesë ka bashkëpunimi me pushtetin lokal, pasiqë politikat që krijon pushteti duhet të implementohen aty.

“Për momentin kemi lidhur marrëveshje administrative me 22 komuna, ku MTSP financon ofrimin e shërbimeve për asistentë personalë në vetëqeverisjen lokale, ndërsa për momentin është aktive thirrja e dytë publike ku inkurajohen komunat të cilat nuk kanë shërbime të tilla të paraqesin projekte sipas nevojave të qytetarëve” – deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trencevska.

Sa më proaktive të jetë Komuna në pjesën e mbrojtjes sociale aq më shumë qytetarë në atë bashkësi lokale marrin shërbime më cilësore, nënvizon Trençevska. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:43