Përurimi i sallës së re sportive në SHMK “Niko Nestor”

Desk
By Desk January 11, 2020 19:57

Përurimi i sallës së re sportive në SHMK “Niko Nestor”

“Sot, Kryetari i Komunës së Strugës, z.Ramis Merko sëbashku me ministrin për Arsim dhe Shkencë z. Arbër Ademi, zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështjet Evropiane z.Bujar Osmani, ministrin për Ekonomi z.Kreshnik Bekteshi, deputetin e zonës z.Agim Shaqiri, deputetin z.Jovan Mitreski, drejtorin e shkollës z.Mile Poposki si dhe shumë figura të tjera të rëndësishme nga qeverisja qëndrore dhe vendore morrën pjesë në hapjen solemne të sallës së re të sportit në SHMK “Niko Nestor”.

Projekti ky i përfunduar me sukses si rezultat i bashkëpunimit mes kryetarit Merko dhe ministrit Ademi, duke na sjellur një sallë tërësisht të re, të ndërtuar sipas standardeve moderne për të kënaqur nevojat e nxënësve të kësaj shkolle.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.

Desk
By Desk January 11, 2020 19:57