Përvojat zvicerane për arsim dhe trajnim profesional, Ademi shkon në Zvicër

Përvojat zvicerane për arsim dhe trajnim profesional, Ademi shkon në Zvicër

 Zëvendëskryetari për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi prej sot deri më 19 shtator do të jenë për vizitë pune në Zvicër ku do të njoftohen  me përvojat zvicerane për arsim dhe trajnim profesional.

Siç kumtoi Kabineti i zëvendëskryetarit Angjushev, gjatë vizitës së punës në Bern, që realizohet në ftesë të Qeverisë së Zvicrës,  ata do të takohen me Martina Hirajama, sekretar shtetëror për arsim, hulumtime dhe inovacione dhe me zëvendëssekretarin shtetëror për Punë të Jashtme Kristina Marti Lang.

Delegacioni qeveritar do të ketë mundësi të njoftohet  me modelin zviceran të mësimit përmes punës gjatë prezantimeve të cilat do të bëhen  nga persona profesional në Sekretariatin shtetëror për hulumtime dhe inovacione në arsim, Konferenca zvicerane e ministrave të kantonit për arsim dhe Shoqata zvicerane e industrive makinerike dhe elektroteknike.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 17, 2019 17:06

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER