Pesë automjete janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 12:51

Pesë automjete janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit

Pesë automjete janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit, informon REL 

Tre prej të cilave janë djegur plotësisht ndërsa dy të tjera pjesërisht.

Në mesin e automjeteve të djegura plotësisht janë dy makinat e familjes Tushev. Njëra makinë nën pronësi të Nikolla Tuhevit, ish-kreut të degës së LSDM-së në Shtip ndërsa tjetra makinë është e babait të tij, Mite Tushev. Të dy familjarë të ish-deputetes së LSDM-së, Marinela Tusheva, e cila është e martuar me Bojan Mariçiç, këshilltarin e kryeministrit Zoran Zaev.

Sipas Nikolla Tushevit, automjetet ishin të parkuara në vende të ndryshme parkimi, ndërsa dyshohet se makinat janë djegur me koktej molotovi.

Policia po heton ngjarjen.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 12:51