Pesë destinacionet e mundshme të Cristianos nëse largohet nga “Old Trafford

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:06

Pesë destinacionet e mundshme të Cristianos nëse largohet nga “Old Trafford

Kriza sportive që po kalon Manchester United mund të prekë edhe të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Prej disa javësh po flitet për një largim të mundshëm të “yllit” portugez nga Old Trafford nëse “Djajtë e Kuq” nuk marrin pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Në Angli shkojnë një hap më tej, aq sa të hedhin hipoteza për destinacionin e ri të CR7. “The Sun” ka hartuar një listë me skuadrat të cilat mund të hapin dyert për portugezin. Për Cristianon veçohen pesë alternative, transmeton SS.

Mundësia e parë është t’i bashkohet Manchester City-t, skuadër me të cilën thuajse e kishte arritur marrëveshjen para se t’u bashkohej “Djajve të Kuq”.

Një tjetër mundësi, që përmend gazeta angleze, do të ishte rikthimi te Reali i Madridit, megjithëse mediet në Spanja këmbëngulin se një rikthim në “Bernabeu” është i pamundur.

Paris Saint-Germain është një tjetër alternativë për Ronaldon. Tifozët parisienë dhe çdo “dashnor” i futbollit spektakolar do të donin ta shihnin të luante përkrah Messit.

Edhe pse më larg, mbeten dy opsione: Sportingu i Lisbonës në Portugal, që do të nënkuptonte rikthimin triumfues të CR7 në klubin ku nisi futbollin, dhe transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (MLS), te skuadra e David Beckhamit, Inter Miami.

 Cristiano nënshkroi verën e kaluar me Manchester United për dy sezone për shumën 25-30 milionë euro, që duhet të shkojë në arkat e Juventusit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:06
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.