Pesë persona e kanë shkelur orën policore në Shkup

Linda Limani
By Linda Limani March 25, 2020 15:23

Pesë persona e kanë shkelur orën policore në Shkup

Pesë persona e kanë shkelur orën policore në Shkup dhe kundër tyre Prokuroria Themelore – Shkup ka dorëzuar Propozim për parashtrim të dënimit për kryerje të veprës penale – Mosveprim sipas shkresave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, nga neni 206, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Të gjithë të akuzuarit e kanë shkelur vendimin me të cilin ndalohet lëvizja e popullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çfarë njëri nga ata është ndeshur më 23 mars, në ora 21:25 se si e ngas veturë drejt Sarajit. Katër të tjerët, më 24 mars, në ora 01:30 kanë lëvizur me veturë në Haraçinë.

Për të pesë të akuzuarit, prokurorët publikë kompetent i kanë propozuar Gjykatës të parashtrojë dënim me para në lartësi prej 100 gjobave, për çfarë vlera e një gjobe të kap vlerën prej 20 euro në kundërvlerë denari.

Linda Limani
By Linda Limani March 25, 2020 15:23