Pesë vite nga publikimi i materialeve të përgjimeve, ja epilogu i gjyqësorit

Pesë vite nga publikimi i materialeve të përgjimeve, ja epilogu i gjyqësorit

Gati pesë vite nga publikimi i materialeve të përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, vetëm një funksionarë shtetëror dhe një biznesmen po vuajnë dënimin me burg.

Pas dy viteve gjysëm procese gjyqësore me mbi 100 persona të akuzuar nga ana e Ish-Prokurorisë Speciale, vetëm dy veta përfunduan në burg.

Në mesin e të akuzuarëve ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski që u arratis, ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov që po mbrohet në liri, ish-ministra të Qeverisë Gruevski që po ashtu po mbrohen në liri, por edhe shumë zyrtarë të tjerë, nënvizohet në hulumtimin e emisionit 360shkallë.

Por u dënuan dhe përfunduan në burg vetëm ish-ndihmës ministri i brendshëm, Gjoko Popovski, që u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për rastin “Tanku”, ku ishte i akuzuar edhe Gruevski dhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, lidhur me blerjen e Mercedes Benzit të blinduar, që dëmtoi buxhetin e shtetit.

Personi i dytë që ka përfunduar në burg është biznesmeni Sead Kocan, me 4,8 vite burg në rastin “Trust”, për përfitim të paligjshëm të tenderëve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Janar, 2020 12:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA