Peshëngritësja rumune pezullohet për 8 vite

Peshëngritësja rumune pezullohet për 8 vite

Kampionia e dyfisht e Evropës në peshëngritje, Kristina Jovu është pezulluar për 8 vite nga ky sport, për shkelje të rregullave të anti-dopingut.

Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

Peshëngritësja rumune, Jovu, pezullimin do të nis nga 15 dhjetori të vitit 2018, pasi që u diskualifikua nga garat për ndrrim të mostrave të gjakut për testim.

Jovu është fituese e medaljes së bronzit në Lojart Olimpike të vitit 2012 në kategorinë deri më 53 kg. Më vonë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik morri medaljen për shkak të testit të dopingut.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 20:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.