Kryetari i PDSP-së Tito Petkovski, vlerëson se Zoran Zaev nuk duhet të tërhiqet pas humbjes në zgjedhjet lokale, pasi vetëm para një viti ky koalicion fitoi mandate 4 vjeçar në zgjedhjet parlamentare. Kur veçmë Zaev ka vendosur të tërhiqet, Petkovski thekson se atë duhet ta zëvendëspje kuadër i LSDM-së, pasi bëhet fjalëpër Qeveria politike.
“Qeveria është stabile. Në rast se opozita vlerëson se nuk ka hapësirë për konsolidim, atëherë le të propozojë që të votohet për besim dhe do të jetë e qartë për tri ditë. Nuk janë në gjendje ta bëjnë atë. Për një vit nuk është harxhuar kredibiliteti i Qeverisë. Për shembull në rast se shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe opozita humbë, a duhet t’i përsërisim edhe zgjedhjet lokale”, tha Petkovski në Kanal 5.