Petliçkovski: Duhet të mendojmë për heqjen e çertifikatave për Covid-19

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 20:12

Petliçkovski: Duhet të mendojmë për heqjen e çertifikatave për Covid-19

Drejtori i Institutit të Imunobiologjisë, mjeku Aleksandar Petliçkovski, thekson se duhet të mendohet në drejtim të heqjes së certifikatave për Covid-19.

“Tani jemi në një realitet tjetër nga dy muaj më parë dhe kuptimi i certifikatave të Covid nuk është i njëjtë me atë të dy muajve më parë, duke qenë se si të vaksinuarit ashtu edhe ata që kanë kaluar coronavirusin, mund të infektohen sërish.

Logjika e kërkimit të çertifikatave dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes nuk është e njëjtë. I kemi futur për të stimuluar vaksinimin dhe ajo masë tani duhet të matet”, thotë doktor Petliçkovski në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, kjo masë është ende më efektive për pranimin e vaksinimit.

“Por nëse për momentin nuk jep fryte, duhet të mendojmë në drejtim të heqjes”, tha Petliçkovski./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 20:12