Petra e lashtë- Qyteti vizitohet nga 1 milion turistë

Petra e lashtë- Qyteti vizitohet nga 1 milion turistë

Qyteti i lashtë i Petrës ka regjistruar një milion turistë në sajtin arkeologjik.

Petra është një nga shtatë mrekullitë e botës me të cilën Jordania krenohet. Mbretëria që ndan kufijtë me Sirinë dhe Irakun, të mbërthyera në konflikte, ka punuar fort për të risjellë në jetë industrinë e saj të turizmit dhe për të çuar numrin vjetor të pushuesve në vend, në shtatë milionë, deri në 2020-ën.

“Unë kam dëgjuar shumë për Petrën dhe në fakt shumë njerëz më kishin treguar se sa e pabesueshme është. Kam dëgjuar të flitet edhe për Jordaninë si një vend me njerëz mikpritës dhe miqtë e mi më kishin treguar për natyrën e larmishme. Ndaj edhe doja të vija. Është diçka që unë e kam planifikuar prej kohësh në fakt”, shprehet një turiste.

Për turistët, ndalesa në Petra është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qyteti antik ka ngjyra shumë impresionuese që ndryshojnë në varësi të orës në të cilën e viziton. Për vetë turistin e 1 miliontë në Petra, vendi është i jashtëzakonshëm.

“Më duket sikur do të më ndalojë zemra. Është gjëja më e pabesueshme që kam parë në të gjithë botën. Është e jashtëzakonshme”, tha një tjetër turist.

Petra është një sajt i famshëm arkeologjik në shkretëtirën jug perëndimore të Jordanisë. Ajo daton që nga shekulli i 300 para Krishtit dhe ka qenë kryeqendra e mbretërisë Nabatean. Për të arritur atje duhet të kalosh përmes një kanioni të ngushtë, Al Siq, ku ndodhen varret dhe tempujt e mbuluar me kodrina rëre ngjyrë rozë, që i kanë dhënë edhe qytetit epitetin Rose City. Struktura më e famshme e Petrës është tempulli 45 metra i lart Al Khazneh, një tempull me një fasadë të dekoruar në stil grek, e njohur edhe si thesari./tch/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Nëntor, 2019 22:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.