Petrovska: Kompanitë private po keqpërdorin lejet për lëvizje gjatë orës policore, ka nisur hetimi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 18:42

Petrovska: Kompanitë private po keqpërdorin lejet për lëvizje gjatë orës policore, ka nisur hetimi

Ministria e Punëve të Brendshme ka informacione që kompanitë private janë duke i keqpërdorur lejet për lëvizjes gjatë orës policore dhe për këtë ka nisur procedurë hetuese.

Ministrja shtesë në MPB, Sllavjanka Petrovska ka deklaruar se nëse arrihet të verifikohet edhe një rast i shkeljeve, do të vendosen restrikcione.

“MPB ka informacione se lejet që jepen nga kompanitë private për ndërrim të natës, janë duke u keqpërdorur dhe për këtë kemi filluar hetim nëpërmjet të cilit do të duhet t’i verifikojmë ose hedhim poshtë këto informacione. Nëse ekziston një rast të shkeljes, do të vendosim restrikcione dhe do t’i zbatojmë të gjitha masat që i ka në dispozicion policia”, tha Petrovska.

Ajo ka paralajmëruar se nëse vërtetohen lëshime në këtë drejtim, nuk anashkalohen as paraburgimet.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 18:42