Petrovska në ShBA, partneritet me gardën nacionale të Vermontit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 19:19

Petrovska në ShBA, partneritet me gardën nacionale të Vermontit

Në Berlington të ShBA-ve, në prani të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, guvernatorit të shtetit federal të Vermontit, Fil Skot dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajorit, Gregori Najt, solemnisht u shënua 30 vjetori i partneritetit midis Armatës sonë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit. Me këtë rast, Petrovska theksoi se RMV në krahasim me të kaluarën, tani është një shtet që kontribuon në zgjidhjen e problemeve.

“Disa dekada më parë luftonim me kriza të brendshme. Sot jemi një vend anëtar i NATO-s. Para disa vitesh kërkuam ndihmë urgjente. Sot Maqedonia e Veriut nuk është më pjesë e problemit, ajo është pjesë e zgjidhjes. Përmes këtij partneriteti po ndërtojmë kapacitetet tona kombëtare, i përmirësojmë procedurat tona, e modernizojmë armatën tonë, por më e rëndësishmja është se kemi ndërtuar një miqësi shumë të fortë.”, – deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajori Gregori Najt theksoi se pjesa më e rëndësishme e partneritetit është miqësia.

“Krijuam miqësi të shkëlqyeshme në RMV dhe ajo mbeti gjatë. Me padurim i pret 30 vitet e ardhshme në të cilat ky partneritet do të arrijë potencialin e tij të plotë.”, – u shpreh komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, Gregori Najt.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, ka porositur se tri dekadat e kaluara janë shënuar me bashkëpunim të shkëlqyer, mirëkuptim të ndërsjellë dhe shkëmbim të ideve dhe përvojave. Garda Kombëtare e Vermontit, është më shumë se një partner i Armatës, ka theksuar gjenerali, Gjurçinovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 19:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.