Petrovska: Pjesë e Frontit Evropian do të jenë partitë politike që ndajnë vizionin e përbashkët për Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet evropian

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2024 21:20

Petrovska: Pjesë e Frontit Evropian do të jenë partitë politike që ndajnë vizionin e përbashkët për Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet evropian

“Ne ofruam një koncept për rrjedhën e ardhshme të rrugës së vendit tonë dhe e quajtëm rrugën evropiane, siç mendojmë se vendi duhet të vazhdojë. Do të shohim se cilat parti do të pranojnë të jenë pjesë e atij blloku europian. Këto do të jenë parti politike që ndajnë vizionin e përbashkët për Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet evropian dhe anëtar i BE-së, përveç që kemi arritur suksesin më të madh deri më tani, që është anëtarësimi në aleancën e NATO-s. Pres që partitë politike me orientim evropian të anojnë dhe ta mbështesin atë bllok. Ata që duan që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën drejt BE-së pa shkaktuar apo krijuar pengesa të reja, por përkundrazi, duke marrë vendime të vështira, duhet të shikojnë përtej interesave dhe vlerësimeve të tyre”, tha ministrja e Mbrojtjes dhe kryetarja e Bordit Qendror të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, në Televizionin Kanal 5, përcjell FLAKA.

Petrovska, lidhur me sondazhet që dolën në opinion, theksoi se është një segment, por janë duke u bërë analiza më të thella.

“LSDM e ka thënë qartë dhe do ta përsërisim se duam integrim të plotë të vendit në BE, kjo është rruga e vetme që duhet ta zgjedhim së bashku”, tha Petrovska. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2024 21:20

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare