Pezullohet greva në Fondin Shëndetësor, pagat e punonjësve nuk do të ulen

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:12

Pezullohet greva në Fondin Shëndetësor, pagat e punonjësve nuk do të ulen

Të punësuarit e Fondit të Sigurimit Shëndetësor pezullojnë grevën përkohësisht deri më 31 Maj. Kjo është ujdia e përkohshme ndërmjet sindikalistëve dhe autoriteteve që të enjten të fillojnë me punë të gjitha kapacitetet e sigurimeve shëndetësore. U deshën vetëm tri ditë grevë nga të punësuarit në Fondin Shëndetësor për të ardhur deri tek një zgjidhje e përkohshme për mosuljen e pagave të të punësuarve. Kryetari i SPOGJ-it Tërpe Deanovski, tha se ky ultimatum përkon me periudhën e zgjedhjeve të dyfishta.

“Greva është pezulluar por nuk është ndërprerë. Të ishte vendimi i bordit udhëheqës dhe të rekomandimit të qeverisë që deri më 31 Dhjetor ne do ta ndërprisnim. Më mirë do të përgjigjeshin autoritetet por u bë deri në kryerje të zgjedhjeve dhe pastaj të bëhet rebalanci i buxhetit dhe në fond do të sillet vlera e re e koeficinetit që ne këmbëngulim të mbetet e njëjta siç është tani 77,16 denarë”, tha Trpe Deanovski, Kryetar i SPOGJ.

Drejtoresha e Fondit Shëndetësor Magdalena Filipovska tha se pas shqyrtimit në seancë të Qeverisë, erdhi deri tek zhbllokimi i situatës që të tërhiqet rekomandimi për harmonizim pagash tek të punësuarit. Filipovska shpreson që edhe pas zgjedhjeve me rishikimin e buxhetit do të vazhdohet me pagat e njëjta siç janë marrë vesh 15%, që do të kushtonte totali 1 milion euro në vit.

“Sot bordi udhëheqës mbajti seancë dhe e mori këtë vendim të shumë pritur në kuadër të rekomandimit të Qeverisë. Me këtë vendim u përmbush kërkesa e sindikatës dhe mendoj që të gjithë mund të deklarohemi se të punësuarit tanë kthehen në punë që më intensitet të shtuar të kryejnë detyrat. Presim që nuk do të ketë asnjë ngecje për realizimin e të drejtave të siguruarve por edhe të punësuarave në sistemin shëndetësor dhe subjekteve që bashkëpunon Fondi”, u shpreh Magdalena Filipovska, Drejtoreshë e Fondit Shëndetësor.

Për 831 punonjësit në Fondin Shëndetësor, kjo marrëveshje e përkohshme do të thotë mos ulje të pagave deri në fund të majit. Pastaj “qeveria e re – nafaka e re”, thonë sindikalistët./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:12

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare