Phil Foden kopjoi festimin e Cavanit, por kjo mund t’i sjell telashe yllit anglez

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 22:12

Phil Foden kopjoi festimin e Cavanit, por kjo mund t’i sjell telashe yllit anglez

Het-triku sensacional i Phil Foden për Manchester Cityn në duelin ndaj Brentfordit të hënën, nuk ishte vetëm një triumf në fushë por gjithashtu u përcoll me një festim të ri i cili ka një histori interesante në prapaskenë.

City fillimisht e gjeti veten në disavantazh prej 1-0 pas golit të Neal Maupay, por performanca e Foden ishte arsyeja pse “Qytetarët” arritën të dalin me tri pikë nga ky takim.

Foden zbuloi se festimi i tij i ri është një rezultat direkt për shkak të asaj që kanë thënë bashkëlojtarët për të në stërvitje.

“Është pak si shaka mes meje dhe djemve. Ata thonë se unë godas shumë në një ndeshje me pesë lojtarë. Ata më quajnë snajper”, ka thënë Foden pas përfundimit të ndeshjes.

Ky festim i tij ka ngjashmëri të madhe me atë të Edinson Cavanit. Cavani njihej për dashurinë që kishte për gjuetinë dhe njëherë e gjeti veten në një situatë të palakmueshme për shkak të një festimi të njëjtë në tetor të vitit 2014, gjatë kohës sa ishte lojtar i PSG-së.

Pasi shënoi një penallti dhe festoi sikur ishte duke gjuajtur me armë, Cavani në mënryë kontroverse ishte përjashtuar me karton të kuq nga gjyqtari.

Përndryshe, Foden tani ka shkuar në kuotën e tetë golave të shënuar këtë edicion në Ligën Premier, teksa numëron edhe shtatë asistime./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 22:12

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare