Pianistja jonë Mimoza Keka do të jetë pjesë e grupit të muzikantëve prej 50 vende evropiane të cilët do të marrin pjesë në incizimin e kompozimit original të Amelia Rej, “Duar në zemra”.
Kënga është në kuadër të iniciativës “Evropa për Ukrainën”, si gjest i solidarizimit me këtë vend dhe do të publikohet në Ditën e Kushtetutës së Ukrainës -28 qershor.
“Njëjtë si SHBA-ja për Afrikën nxiti shpresë për të ardhme më të mirë kur kompozimi „We Are The World” ishte publikuar në vitin 1985, përmes ‘Duar në zemra'(„Hands in Hearts”) ‘Evropa për Ukrainën’ e inspiron premtimin për bashkësi më të fuqishme, duke e mbështetur dashurinë drejt fqinjit”, thonë organizatorët.