Pique erdhi në shtëpinë e Shakirës për ditëlindjen e saj dhe u largua nga dera anësore!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 20:26

Pique erdhi në shtëpinë e Shakirës për ditëlindjen e saj dhe u largua nga dera anësore!

Këngëtarja dhe futbollisti prishën lidhjen e tyre shumëvjeçare dhe arsyeja, siç doli më vonë, ishte mashtrimi. Pas ndarjes filloi drama mes ish-partnerëve.

Duket se këngëtarja Shakira, 45 vjeç dhe futbollisti i pensionuar Gerard Pique, 35 vjeç, kanë mbetur në marrëdhënie të mira pavarësisht të gjitha konflikteve të fundit.

Shakira e ftoi Piquen në shtëpinë e saj për të festuar së bashku 10-vjetorin e djalit të saj. Pique është filmuar para shtëpisë në një makinë dhe nuk e ka hequr buzëqeshjen nga fytyra. Ai u largua nga festa në shoqërinë e djalit të tij të madh Milan dhe në shtëpinë e Shakirës hyri përmes shtëpisë fqinje, asaj të prindërve të tij, shkruajnë tabloidet.

Këngëtarja ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre këto ditë, duke dalë në ballkonin e shtëpisë së saj dhe duke përshëndetur ata që qëndrojnë para shtëpisë së saj.

Këngëtarja kolumbiane pak ditë më parë publikoi një këngë të re, ndërsa tekstin ia dedikoi ish-partnerit të saj, i cili e tradhtoi. Pas publikimit të këngës, drama mes ish-partnerëve nuk u ndal për pak kohë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 20:26