Pjesë të mëdha të Kilimanxharos mungojnë për shkak të ndryshimeve klimatike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2020 22:40

Pjesë të mëdha të Kilimanxharos mungojnë për shkak të ndryshimeve klimatike

Alpinisti, Will Gadd ka parë nga afër shkatërrimin që po i bëhet natyrës, nga ndryshimet klimatike.

Gadd e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke kryer ekspedita të guximshme në disa nga vendet më të ftohta në tokë. Por ai ka vënë re se gjithnjë e më shumë, “zyra” e tij po shkrihet dhe po ndryshon.

Më herët në vitin 2020, alpinisti u ngjit në majën e akullit të malit Kilimanxharo ku vuri re se një pjesë e akullit që kishte qenë aty, ishte zhdukur.

“Një pjesë e akullit që ngjita vetëm gjashtë vite më parë, në 2014, është zhdukur. Është padyshim një mal shumë ndryshe.”, tha Gadd për CNN.

Gadd është cilësuar “Heroi i Malit” nga Kombet e Bashkuara për punën e tij në eksplorimin dhe evidentimin e faktit sesi ndryshimi i klimës ka ndikuar në malet përreth botës.

Alpinisti shfaq shqetësim mbi të gjitha, për mënyrën sesi këto ndryshime do të ndikojnë në jetën e njerëzve vendas.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2020 22:40