Pjesën e parë të pushimit për vitin 2020, personat e përfshirë me masat ta shfrytëzojnë deri në fund të qershorit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 20:10

Pjesën e parë të pushimit për vitin 2020, personat e përfshirë me masat ta shfrytëzojnë deri në fund të qershorit

Pjesa e pashfrytëzuar e pushimit vjetor për vitin 2019 (pjesa e vjetër) në vend se deri në fund të qershorit, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të shfrytëzohet deri në fund të majit (31 maj 2020). Me dekret nga Qeveria, personat që janë përfshirë me masat nga Kovid-19, pjesën e parë përkatësisht dy javë pune, një pas një të të pushimit të ri vjetor, për vitin 2020, duhet ta shfrytëzojnë deri më 30 qershor të vitit 2020.

“Personat e përfshirë me këto masa janë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, prindërit me fëmijë deri 10 vjeç, të cilët nuk mund të punojnë nga shtëpia dhe prandaj punëdhënësit e ndërmarrjeve për këta persona duhet të mundësojnë ta shfrytëzojnë edhe pushimin e vitit të kaluar dhe një pjesë të pushimit të këtij viti, 2020”, tha zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar në video sesionin e Qeverisë për pyetje nga mbrojtja sociale.

Për njerëz që punojnë në mënyrë aktive, tha zëvendësministri, nëse nuk mund të arrijnë ta shfrytëzojnë pushimin e ri prej dy javëve në vitin 2020, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune, mund ta shfrytëzojnë deri në vitin e ardhshëm, 30 qershor 2021.

Dekreti për pushimet për të punësuarit në kompani është sjellë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa për sektorin publik – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Atje, gjithashtu, është rregulluar që personat që nuk und të kryejnë punë, të cilët janë përfshirë me masat nga KOVID-19 – gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe prindër të fëmijëve deri 10 vjeç, për ta konsiderohet se pushimi për vitin 2019 tashmë është shfrytëzuar. Për njerëzit që janë aktivë dhe punojnë nga shtëpia, për ta njejtë vlen si edhe për sektorin privat – pushimi i vjetër për 2019 do të mund ta shfrytëzojnë deri në fund të majit 2020”, tha Bajraktar.

Në sektorin publik ky Dekret, theksoi ai, nuk vlen për pjesëtarët e Armatës, policinë, institucionet publike shëndetësore, ministrinë e Mbrojtjes, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme, shërbimet doganore dhe inspektuese, Mbrojtjen territoriale zjarrfikëse dhe për njerëzit të cilët punojnë 24 orë në shtëpitë për persona të moshuar.

“Ata do të mund ta shfrytëzojnë pushimin e vitit 2019 dhe një pjesë (dy javë) të pushimit të vitit 2020 deri në fund të vitit, 31 dhjetor 2020”, tha Bajraktar, duke cekur se pushimi konstatohet në pajtim me nevojat e procesit të punës dhe me miratim të punëdhënësit i cili i organizon punën dhe pushimin e të punësuarve.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 20:10