Plaku 75 vjeçar sulmon gruan e tij 72 vjeçe. Policia e Gostivarit e ndalon!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 13:08

Plaku 75 vjeçar sulmon gruan e tij 72 vjeçe. Policia e Gostivarit e ndalon!

Mbrëmë rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar kanë privuar nga liria 74-vjeçarin D.M. Nga një fshat i Gostivarit, për të cilin paraprakisht ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 72- vjeçare dhe kishte tentuar ta sulmojë me një mjet të fortë djalin e tij 48-vjeçar.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 13:08