Plamenka Bojçeva propozohet drejtoreshë e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë në informacionet me karakter publik

Plamenka Bojçeva propozohet drejtoreshë e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë në informacionet me karakter publik

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i Kuvendit do të propozojë drejtor për Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës së qasjes të lirë deri te informacionet e karakterit publik të jetë Plamenka Bojçeva, ndërsa zëvendës i saj Blerim Iseni.

Drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale është propozuar Imer Aliu, ndërsa zëvendës Igor Kuzevski. Komisioni do t’i propozojë Kuvendit drejtor për Agjencinë për cilësi në arsimin sipëror të jetë Agim Rushiti.

Është anuluar shpalla publike për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për diskriminim. Deputetja Ivana Tufekxhiq propozoi që në seancën e parë të ardhshme të shpallet thirrje e re publike. Duke pasur parasysh afatet dhe shpërndarjen e paralajmëruar të parlamentit para zgjedhjeve, anëtarët e Komisionit thanë se do të tentojnë të zgjedhin anëtarë para shpërndarjes.

Komisioni nuk ka zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësores, ndërsa kryetari i Komisionit Ilia Dimovski tha se ka nënshkruar vendime për apanzhë për ish funksionarët Asaf Ademin, Hazbi Likën, Shejl Fazliun, Vesel Memedin.

Komisioni sot i propozoi Kuvendit Maksim Acevski të jetë kryerevizor shtetëror.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.