Plan për rritje të kapaciteteve shëndetësore

Desk
By Desk October 23, 2020 15:56

Plan për rritje të kapaciteteve shëndetësore

Në periudhën në vijim  i përforcojmë të gjitha kapacitetet shëndetësore në vend. Bëjmë mobilizim të tërësishëm  të punonjësve shëndetësor  nga shëndeti publik,  të cilët do të përfshihen  në shërimin e pacientëve  me virusin korona,  ndërsa gjithashtu do t’u ndihmojnë  edhe kolegëve në repartet infektive, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas  takimeve të sotme të punës me drejtorët e Klinikave universitare,  Spitalet klinike dhe të përgjithshme përreth shtetit, si dhe me infermieret kryesore nga Klinikat në Shkup.

Ai theksoi se përgatisin kapacitete plotësuese me qëllim të ballafaqimit më të mirë me këtë virus të paparë në periudhën e dimrit, duke potencuar se  në pritje janë për të arritur edhe testet e shpejta  në ndihmë  gjatë detektimit të pranisë së virusit korona gjatë hospitalizimit të pacientëve.

“Në mbledhje ishte dakorduar të gjithë drejtorët të bëjnë riorganizim plotësues të hapësirës  me qëllim që të sigurojnë  kapacitete plotësuese  në repartet interne dhe si optimizmi i  kuadrit mjekësor nga Klinikat në Shkup  i cili do të aktivizohet  për ndihmë plotësuese  në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ku trajtohen pacientët me Kovid-19”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Desk
By Desk October 23, 2020 15:56