Komisioni rregullator i energjetikës në shënjestër të deputetëve të opozitës, të cilët kritikuan këtë trup të punës për funksionim jo ekonomik me shpenzime në mbi 103 miolion denarë, gjatë vitit të kaluar duke rezultuar me rritje të theksuar të çmimit të rrymës.
Komentet u dhanë me shqyrtimin e planit financiar për këtë vit të komisionit rregullator për energjetikë me jashtë muaj vonesë. Deputetët e VMRO-së kërkuan që çmimi i prodhimit të rrymës të përcaktohet nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe jo nga kompanitë.
“Nëse Komisioni Rregullator i Energjetikës do të përcaktonte çmimin real të prodhimit, atëherë të gjithë pjesëmarrësit do të dinin se ku gjenden në treg. Megjithatë, tek ne ndodhi diçka tjetër, Qeveria shpalli gjendje krize që të fshehë tendencat e saj në energjetikë. Kjo mundësoi futje direkte të financave nga Qeveria në kompanitë shtetërore për prodhim dhe shpërndarje të energjisë me çka u krijua kaos në sistem, ku askush nuk e din se sa para janë shpenzuar, ku dhe për çfarë arsye.”, – deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zdravko Trajanov.
Bislimovski: S’do të ketë shtrenjtim të rrymës
Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, theksoi se nuk mund të përcaktojnë çmimin prodhues të rrymës, pasi këtë e bëjnë kompanitë. Ai siguroi se s’do ketë rritje të çmimit të rrymës, pas uljes nga janari për 20%.
“Komisioni Rregullator i Energjetikës në përputhje me ligjin për energjetikë nuk mund ta caktojë çmimin e EMV-së. Nga viti 2018-të, Komisioni Rregullator i Energjetikës, përcakton çmimet vetëm për shërbimet në rrjet, për transferim dhe distribuim të energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë është veprimtari e tregut dhe vetë kompania përcakton çmimin për prodhimin e energjisë elektrike.”, – u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, sipas Bislimovskit, punon në vendosjen e tarifës së lirë prej dy orëve brenda ditës. (TVM2)