PLD-ja do të propozojë që festat dhe të dielat të jenë ditë jopune edhe për qendrat tregtare

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 19:28

PLD-ja do të propozojë që festat dhe të dielat të jenë ditë jopune edhe për qendrat tregtare

Deputetët e Partisë Liberale Demokratike (PLD) do të propozojnë ndryshim të Ligjit për tregti me të cilin do të sigurojë që të dielat dhe festat të jenë ditë jopune edhe për të punësuar në tregtinë e vogël, siç janë shitësit, shitoret dhe qendrat tregtare të mëdha, njoftoi sot në konferencë për media, deputetja Julijana Nikollova.

Siç sqaroi Nikollova, me këtë bëhet përpjekje që të rritet produktiviteti i punëtorëve.

“Në këtë mënyrë do të rritet produktiviteti i punëtorëve, do të ulen detyrimet dhe shpenzimet e punëdhënësve, por edhe do të pamundësohet konkurrencë jolojale. Propozimi vjen nga Forumi i Grave i PLD-së, sepse dua të theksoj, sepse pjesa më e madhe e të punësuarve në tregti janë gra, të cilat, duke e pasur parasysh obligimet familjare, e diela e lirë dhe festat janë të rëndësisë madhore”, tha Nikollova.

Siç tha më tej ajo, me këtë ndiqen praktikat e shteteve evropiane të zhvilluara, siç janë Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Për zgjidhjen ligjore, PLD-ja pret përkrahje edhe nga deputetë e shumicës dhe opozitës.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 19:28