Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagave të të punësuarve në arsim

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:53

Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagave të të punësuarve në arsim

Shkup, 2 nëntor – Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagës së të gjithë të punësuarve në arsim për 20 për qind nga janari i vitit 2022, duke iu referuar çmimeve të prodhimeve për nevojat e përditshme dhe të rritjes së pagës minimale në shtet.

Në kërkesën të cilën e drejton deri tek ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, Plenumi i mësimdhënësve thekson se në sondazhin që e ka zbatuar, shumica e madhe e anëtarëve të tyre janë deklaruar se janë të pakënaqur nga pranimet e tanishme të të punësuarve në institucionet arsimore.

“Të punësuarit në arsim meritojnë standard më të mirë jetësor dhe më shumë mjete për ekzistencë dhe për shkak të kësaj kërkojmë nga ju seriozisht të inkuadroheni ndaj kërkesës tonë dhe ta realizoni”, thekson Plenumi në kërkesën deri tek Carovska.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:53

09
Dhj
Sot (09.12.2022) policia nga SPB Manastir kanë arrestuar G.J.(37) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën...
09
Dhj
Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rajonin e Shkupit pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht...
09
Dhj
Ndërtimi i objektit të poliklinikës rajonale Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar edhe atë një...
09
Dhj
Furnizimi i subvencionuar me energji elektrike përmes shitjes së EMV Shitje filloi nga 1 dhjetori...