Plevleniev: Nuk duam Titon dhe Stalinin t’i fusim në BE!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:55

Plevleniev: Nuk duam Titon dhe Stalinin t’i fusim në BE!

Shërbimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë filialë të atyre serbe, të cilët nga ana e tyre janë filialë rusëve dhe ne nuk duam t’i sjellim Titon dhe Stalinin në BE. Kështu vlerëson ish-presidenti bullgar, Rosen Plevneliev i cili i pyetur nga BGNES për rezultatet e vizitës së kryeministrit Kiril Petkov në Shkup, shpjegoi se rruga e RMV-së drejt BE-së duhet të kalojë reforma të thella, siç bëri Shqipëria. “Është e rëndësishme që miqtë tanë në Shkup të kuptojnë se asgjë nuk do të ndodhë vetëm me lobim. Duhen reforma”, tha Plevneliev, duke shpjeguar pse Bullgaria tha se Shqipëria ishte gati për negociata me BE dhe RMV, jo.

“Çfarë është dallimi? Habitem pse mediat tona dhe politikanët tanë nuk e shpjegojnë këtë ndryshim. Ne themi se Shqipëria është gati, sepse në tre vitet e fundit ka bërë reforma të gjera, ndërsa Shkupi nuk i bëri. Prandaj me të drejtë Bullgaria është shprehur se ajo është përpara. Në Shqipëri, për shembull, numërim të ndershëm të popullsisë dhe i dhanë të drejta minoritetit bullgar. Bënë një ndryshim në tekste dhe aty flasin ndryshe për ideologjitë komuniste dhe të kaluarën. Shërbimet e Shqipërisë janë shumë më të integruara me shërbimet e BE-së dhe NATO-s. Nuk kemi parë ndonjë reformë të ngjashme në RMV. Kjo nuk është qasja e duhur. Për shembull, shërbimet e RMV-së deri më sot janë thjesht një filialë e serbëve, të cilët nga ana e tyre janë një filialë e rusëve dhe ne nuk duam t’i sjellim Titon dhe Stalinin në BE,” tha Plevneliev.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Shkupit. “Të dashur miq në Shkup, reformat janë të nevojshme. Duhen veprime dhe rezultate konkrete. Kjo do të hapë gjithashtu derën për anëtarësimin e dëshiruar në BE”, porositi Plevneliev.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 19:55